Telegrafi

Kurteshi: Nëse presidenti s’e respekton Kushtetutën, ne do ta shkarkojmë (Video)

Ismail Kurteshi nga Vetëvendosja, e ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se nëse ai nuk e respekton Kushtetutën lidhur me mandatarin për Qeverinë e vendit, ata do ta bëjnë vetë Qeverinë dhe do ta shkarkojnë presidentin.

Në emisioni Rrokum Rroll në TV Rrokum, ai ka thënë se Kryesia e VV-së do të marr vendim nëse do të marrin pjesë në seancën kur do të zgjedhet kryetari i Kuvendit, duke shtuar se nuk ka ndonjë qëndrim për bojkot.

“Ne e dimë se po të varet puna e mandatit për koalicionin e dytë. Do ta bëjmë vet Qeverinë dhe siç janë shkarkuar në këtë vend dy presidentë, mund të shkojë edhe i treti”, tha ai.