Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se konkluzionet e raportit zviceran përjashtojnë hipotezën e vetëvrasjes.
Ai ka thënë se nga publikimi i këtij raporti më nuk flitet për vdekjen e Astrit Deharit, por për “vrasjen e Astrit Deharit”, përcjell Telegrafi.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se tash duhet të hetohen se si ka ardhur deri te vrasja e Astritit.
“Duhet të hetohet zinxhiri i personave që lidhen më ngjarjen. Kush janë pjesëmarrësit? Kush janë urdhërdhënësit? Kush janë pjesëmarrësit operativ që kanë marrë pjesë në vrasje dhe kush janë ata që kanë fshehur krimin?”.
Ai ka thënë se publikimi i raportit nga institutit zviceran është vonuar qëllimisht për të fituar kohë.
Kurteshi ka thënë se Lumezi nuk mund të merr asnjë hap për hetime të reja në rastin e Astrit Deharit pa shkarkuar Sylë Hoxhën e që sipas ish-deputetit ai ishte i përfshirë në proces.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se që nga futja në burg e Astritit deri te “vrasja” e tij ka qenë e montuar për qëllime politike./Telegrafi/