Site icon Telegrafi

Kurteshi: Ka devijim të votave në veri, po bëhet lojë e rrezikshme

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se në veri ka pasur disa devijime të votave për komunitete.

Kurteshi tha kjo është bërë e qëllimshme nga Lista Serbe, transmeton Telegrafi.

“Në disa komuna në veri kemi një devijim të qartë të votës për komunitete. Kur merren parasysh statistikat, votimet e viteve të kaluara, shihet se ka një orientim të qëllimshëm politik të votave nga një komunitet në këtë rast Listën Serbe, që ka numër më të madh të votuesve, në drejtim të subjekteve politike nga komuniteti rom, boshnjak. Kjo shihet edhe më qartë kur shihen disa vendvotime se kjo është e orientuar politikisht, ku vetëm subjekti ka vota dhe asnjë kandidat”, ka thënë ai në mbledhjen e KQZ-së.

Kurteshi ka thënë se është shumë i shqetësuar për këtë gjë.

“Është një lojë e rrezikshme, që mund të kthehet kundër komuniteteve. Kërkoj nga KQZ ta trajtojë këtë dhe të anulojë këto vendime”, theksoi ai.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version