Telegrafi

Kurt Zouma shpallet fajtor për shkelmimin e maces – dalin masat e caktuara

Kurt Zouma është shpallur fajtor për shkelmimin e maces.

Mbrojtësi i West Ham United është urdhëruar të kryejë 180 orë shërbim në komunitet pasi ai u deklarua fajtor për shkelmimin e maces së tij.

27-vjeçarit i është ndaluar edhe mbajtja e maceve për pesë vjet.

Lexo po ashtu Tentoi të hynte i 'maskuar' në gjykatë - mediat ia bënë jetën edhe më të vështirë Kurt Zoumas

Ai kishte pranuar dy veprat sipas ligjit të mirëqenies së kafshëve në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës së Thames në maj.

Francezi ishte përjashtuar për disa ndeshje nga West Hami, por që e kishte pranuar se kishte bërë një gabim. /Telegrafi/