Site icon Telegrafi

‘Kursimi tek të rinjtë është i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë’

Edukimi financiar tek të rinjtë është i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit, ekonomisë dhe sistemit financiar, këto janë mesazhet të cilat sot i dërguan njerëzit e parë të institucioneve financiare kyçe deri tek të rinjtë të cilët janë fitues të çmimit të konkursit me rastin e Ditës së kursimit-31 tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Financave, Banka Popullore e RM-së dhe Agjencia për Supervizion dhe Siguri sot i ndanë çmimet për krijimet më të suksesshme letrare dhe artistike të cilat janë paraqitur në konkurs.

Në këtë konkurs të këtij viti kanë arritur 407 krijime letrare dhe artistike prej të cilave 15 janë shpërblyer me shpërblimin në të holla prej 3 mijë denarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version