int(1) Kursehen 38 milionë euro - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Kursehen 38 milionë euro

Bordi dhe menaxhmenti i Trustit Pensional të Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media ku është paraqitur raporti gjashtëmujor i këtij institucioni.

Sipas udhëheqësve të tij, kursimet pensionale për këtë periudhë janë rritur për 38 milionë euro, transmeton klankosova.

Ndërkaq, fondi sipas tyre vazhdon të ketë rritje nga investimet kryesisht në tregjet globale.

Sipas Ymer Havollit, kryesues i bordit, fondi i përgjithshëm i Trustit Pensional është 1 miliardë e 180 milionë euro, kurse, për pagesë të pensionistëve në këtë gjashtëmujor janë bartur 11 milionë euro.

Exit mobile version