Telegrafi

Kane thyen heshtjen dhe flet për situatën e tij te Tottenhami

Harry Kane ka mohuar pretendimet se ai ka refuzuar të stërvitet me Tottenham Hotspur, pasi ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga klubi.

Manchester City thuhet se po përpiqet të nënshkruajë me sulmuesin anglez dhe është raportuar se ai ka anashkaluar stërvitjen me Spurs në një përpjekje për të detyruar klubin ta shesë atë.

Megjithatë, kapiteni i Anglisë reagoi në rrjetet sociale duke mohuar ato raporte dhe duke këmbëngulur se ai do të kthehet në klub të shtunën, ashtu siç ishte plani origjinal.

Lexo po ashtu Harry Kane nuk i bashkohet Tottenhamit në stërvitje, City tenton transferimin e tij

“Kanë kaluar gati 10 vjet që kur kam bërë debutimin tim te Spurs. Për secilën prej atyre viteve, ju – fansat – më keni treguar mbështetje dhe dashuri të plotë”.

“Kjo është arsyeja pse më dhemb të lexosh disa nga komentet që janë bërë këtë javë, duke vënë në dyshim profesionalizmin tim”.

“Ndërsa unë nuk do të hyj në specifikat e situatës, unë dua të sqaroj se kurrë, dhe kurrë nuk kam refuzuar të stërvitem. Unë do të kthehem nesër në klub, siç ishte planifikuar”.

Lexo po ashtu Guardiola flet për transferimin e Harry Kane dhe kërkesën e tre lojtarëve për t’u larguar nga Man City

“Unë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien që kam me tifozët që më kanë dhënë një mbështetje kaq të palëkundur gjatë kohës sime me klubin”.

“Kjo ka qenë gjithmonë ashtu siç është sot”, ka shkruar Kane në profilin e tij. /Telegrafi/