Telegrafi

“Kurrë nuk kam dashur të grushtoj dikë më shumë në jetën time!” – Crouch zbulon nervozizmin e tij me Marcelon

Peter Crouch ka zbuluar se ai kurrë nuk ka dashur të grushtojë askënd më shumë sesa Marcelon pasi mbrojtësi i Real Madridit bëri që anglezi të ndëshkohet me të kuq në një përballje të Ligës së Kampionëve në vitin 2011. 

Duke luajtur për Tottenham në atë kohë, sulmuesi i Anglisë u përjashtua vetëm 15 minuta pas ndeshjes së parë çerekfinale në Santiago Bernabeu.

Crouch mori shpejtë dy kartonë të verdhë radhazi, me të dytin që erdhi pas një ndërhyrje të diskutueshme ndaj Marcelos.

Spurs do të përfundonte duke humbur ndeshjen 4-0 dhe ndeshjen e kthimit 1-0 pasi ‘gjithçka mori fund’ me largimin e Crouch nga loja.

“Zhveshtorja është poshtë stadiumit dhe ka zëra të ndryshëm të tifozëve dhe ju mund t’i dëgjoni ata. Jam ulur në zhveshtore me një peshqir mbi kokë, duke dëgjuar gol pas golit dhe po mendoja: ‘kjo më takon mua’. Kjo ishte një pikë e ulët dhe një keqardhje e madhe”, ka thënë fillimisht Crouch.

“Sidoqoftë, kam një justifikim të vogël kur bëhet fjalë për kartonët. E para ishte që unë të isha i entuziazmuar, kështu që unë mund ta kuptoj gjyqtarin. Ishte një ndërhyrje në Sergio Ramos”.

“Për të dytin, unë shkova për të bllokuar një top poshtë vijës nga Marcelo dhe u shtriva pak, por nuk e preka atë”.

 

“Ai është hedhur lart në ajër dhe është rrotulluar, dhe ka një kënd të kamerës ku mund të shihni se ai shikon gjyqtarin dhe ai feston ndërsa del kartoni i kuq pastaj ai kërcen prapa”.

“Unë kurrë nuk kam dashur të grushtoj dikë më shumë në jetën time! Për ta, kjo u pa si një fitore. Ata e kanë fituar ndeshjen dhe kanë luajtur mua. Unë isha naiv të lejoja veten të kapesha pas kësaj”, përfundoi anglezi.

Real Madridi, i stërvitur nga Jose Mourinho në atë kohë, u eliminua më vonë në gjysmëfinale nga Barcelona, e cila përfundoi duke fituar Ligën e Kampionëve atë sezon pasi mposhti Manchester United 3-1 në finale.

Crouch u largua nga Tottenham në fund të këtij sezoni dhe vazhdoi të luante mbi 250 ndeshje për Stoke City para se të dilte në pension në vitin 2019 pas një kohe të shkurtër me Burnley. /Telegrafi/