Telegrafi

Kurrë nuk e njohu babanë, vajza e Malcolm X gjendet e vdekur në New York – dy ditë pasi të dyshuarit për vrasjen e aktivistit u liruan

Një prej vajzave të aktivistit afro-amerikan Malcolm X, 56-vjeçarja Malikah Shabazz, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Brooklyn gjatë të hënës mbrëma.

Malikah është gjetur nga policia kur u futën në apartamentin e saj. Aktualisht hetuesit kanë pranuar se vdekja e saj nuk po cilësohet si vdekje e dyshimtë, transmeton Telegrafi.

Maliah është një prej gjashtë fëmijët e Malcolm, e trupi i saj i pajetë është gjetur nga e bija Betty Shabazz, 21-vjeçe. Malikah nuk e kishte njohur babanë e saj, pasi kishte lindur shtatë muaj pas vrasjes së tij.

Malcolm X, 39-vjeç, ishte qëlluar 16 herë me armë para turmës në Harlem, përfshirë gruan e tij shtatzënë dhe vajzat.

Malikah është gjetur e vdekur vetëm dy ditë pasi që u liruan dy burrat, që dyshoheshin për vrasjen e babait të saj.

Mohamed Aziz dhe Khalil Islam u liruan nga akuzat, pasi që rifilluan hetime dhe gjetën dëshmi të reja që nuk ishin të përfshirë në vrasje. /Telegrafi/