Telegrafi

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Kim Kardashian nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për presidente

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian West thotë se ajo nuk ka përjashtuar kyçjen në politikë.

Javën e kaluar presidenti Trump e ndryshoi dënimin e Alice Johnson, një shkelës i dhunshëm i padëshiruar i drogës, i cili ishte duke vuajtur një dënim të përjetshëm që nga viti 1996, pasi Kardashian West bëri një vizitë në zyrën e presidentit për rastin e Johnsonit, duke e bindur kështu Trumpin që ta falë atë.

Është një fitore që ka ndryshuar jetën e saj, tha Kardashian West në “Van Jones Show” të CNN.

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

“Unë sinqertisht e pash se në qoftë se përdor platformën time për të bërë diçka për një person, kjo hap dyert e shpresës edhe për njerëzit e tjerë që duan ta bëjnë këtë gjë”, tha Kim.

“Nëse më shumë njerëz thjesht do të fusnin mendimet e tyre personale dhe do të flisnin për çështje me të vërtetë të rëndësishme që duhen diskutuar, atëherë do të bëhej shumë më tepër për njerëzimin”, tha ajo.

I pyetur nga Jones nëse ajo do të kandidonte për për presidnte, Kardashian West tha se nuk ka gjasa që tani. Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi plotësisht këtë mundësi.

Foto: Getty Images

“Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por politika momentale nuk duket si drejtimi i Kimit. Nuk e gjej veten aty”, tha ajo.

Kardashian West i tha Jones se ajo dëshiron të ndihmojë gratë e tjera të burgosura, dhe nuk ka interes të ndjekë një linjë specifike partiake.

“Pa marrë parasysh se me kë po flisni, pa marrë parasysh se çfarë partie politike, njerëzit e ndjejnë se çfarë është e drejtë dhe kjo është ajo që unë dua të them në lidhje me këtë”, përfundoi Kim. /Telegrafi/

Foto: Getty Images