Skuadra amerikane, Colorado Rapids, ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale.
Finalisti i ligës MLS, ka postuar tri foto të lojtarëve të tyre me flamujt kombëtar.
Në mesin e tyre ishte edhe sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi i cili mbante flamurin kuq e zi.
“Kurrë mos harro prej nga vjen”, ishte porosia e klubit amerikan në rrjetet sociale.
Përveç Gashit që kishte flamurin shqiptar, në foto ishte edhe portieri amerikan Tim Howard dhe futbollisti suedez Axel Sjoberg. /Telegrafi/