Telegrafi

Kurorëzohet reperi S4MM

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka ndërmarrë një hap të ri në lidhje me jetën e tij private.

Artisti, i cili shquhet për një sërë projektesh të suksesshme, së fundmi njoftoi se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, ditën e sotme (e enjte) kanë vënë kurorë në Belgjikë – vendin ku jeton dhe vepron kjo e fundit.

Filis Ismaili (Foto: Instagram)

Lajmi është bërë i ditur me anë të disa postimeve që janë ndarë nga çifti në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

Dyshja duken të mrekullueshëm dhe mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, në momentet e lumtura që u shpërndanë.

S4MM dhe Filis Ismaili (Foto: Instagram)

Ndërkohë që S4MM dhe Filis u fejuan gjatë vitit të kaluar (2019).

Reperi po ecën shumë mirë edhe në anën profesionale, gjersa tani është duke shijuar suksesin e këngës “Puerto Rico” – të cilën e solli në duet me reperin Noizy. /Telegrafi/

S4MM dhe Filis Ismaili (Foto: Instagram)