Reperja e re Tayna është shndërruar në një prej emrave më të përfolur në estradës.
Më datë 14 dhjetor, ajo feston ditëlindjen e saj të 22-të, ndërsa duket se ka vendosur që ta nisë dy ditë më herët festën e ditëlindjes së saj.
Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, Tayna ka treguar se si është mbledhur me mikeshat e saj për të festuar dy ditë para ditëlindjes.
Ajo kishte vendosur një kurorë në kokë në darkën e së hënës, ndërsa duket mjaft atraktive me pamjen e saj.
Nga imazhet gjithashtu vërehet se festa është zhvilluar në një ambient me pishinë, ku nuk kanë munguar as tullumbacet dhe dekorimet e shumta.
Si një 22 vjeçare, Tayna ka arritur mjaft sukses në tregun muzikor shqiptar, pasi në më pak se një vit, ajo ka publikuar disa projekte muzikore të cilat janë shndërruar në hite.
Kënga e saj e fundit është “Pow pow”, e cila gjithashtu u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/