Bukuroshja Morena Taraku e filloi shumë e re karrierën e saj si modele, ndërsa momenti më i suksesshëm për të, duket të ketë qenë momenti kur ajo u shpall “Miss Kosova 2010”.
Këtë titull ajo e gëzoi me një kurorë argjenti në kokë, e cila më pas i hapi dyert drejt përfaqësimit të Kosovës në kompeticionet “Miss Bota” dhe “Miss Univers”.
Në vitin 2013, bukuroshja vendosi t’i futet edhe muzikë, ndërsa publikoi disa këngë, të cilat u pritën mirë nga një pjesë e publikut.
Por, dëshira e saj më e madhe mbetet modelingu, dhe nostalgjinë që ka për kohën kur është shpallur “miss”, Morena e shpreh përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaq kurorën që kishte fituar në “Miss Kosova 2010”.
“Nëse kurora të përshtatet”, shkruan bukuroshja Taraku në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar edhe kurorën që e mban në dorë. /Telegrafi/