Bëhuni gati për një shkëlqim mbretëror këtë verë.
Kurora e rrallë e dasmës së Dianas, Princeshës së Wales do të kryesojë një ekspozitë të re të bizhuterive mbretërore dhe aristokratike në Sotheby’s në Londër, duke shënuar herën e parë që aksesori historik është ekspozuar që nga vitet 1960.
Ekspozita do të zgjasë nga 28 maji deri më 15 qershor, ajo do të paraqesë një sërë aksesorësh mbretëror duke përfshirë ‘Spencer Tiara’, e vendosur nga Diana gjatë dasmës së saj të 29 korrikut 1981 me Princin Charles.
Duke përfshirë afro 50 artikuj të mrekullueshëm, “Power & Image: Royal and Aristoccratic Tiaras” po zhvillohet për nder të festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës gjatë javëve të ardhshme.
‘Spencer Tiara’ është huazuar nga vëllai i Dianas, Earl Spencer, i cili foli në mënyrë të famshme në funeralin e saj për trajtimin e familjes mbretërore nga shtypi.
Kurora, e cila thuhet se është krijuar në vitin 1767, sipas Sotheby’s, është vendosur së fundmi nga Celia McCorquodale, vajza e Dianas dhe motrës së Earl Spencer, Lady Sarah McCorquodale, për martesën e saj në 2018. /Telegrafi/