Site icon Telegrafi

Kurimi i vogëlushes në Itali, Noizy tregon sërish anën bujare

Reperi i njohur Rigers Jaku, i njohur me emrin e artit si Noizy vijon të shfaqë anën e tij bujare, siç e ka bërë dhe në raste të tjera.

Ai ka dhuruar 14 mijë e 500 euro, për vogëlushen dy muajshe, Reanta Balliu e cila ka nevojë për një transplant.

Për të bërë ndërhyrjen familjes i duheshin 26 mijë euro dhe pas dhurimeve të ndryshme, shuma e majmë e reperit mundësoi që çifti Balliu dhe e vogla e tyre e diagnostikuar me një anomali në aparatin tretës të mund të udhëtojë drejt Italisë për t’u operuar, shkruan noa.

Vetëm pak orë pasi lindi, Reanta iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e në kirurgjinë e spitalit pediatrik në QSUT, por gjendja e saj paraqitej kritike dhe kishte nevojë për transplanto i cili nuk mund të bëhej në vendin tonë.

Në pamundësi ekonomike familja apeloi për ndihmë dhe fatmirësisht shuma që u nevojitej u sigurua, në sajë të solidaritetit të personave të ndryshëm, ku shuma e majmë e dhuruar nga Noizy vulosi gjithçka.

Exit mobile version