Telegrafi

Kurdisja e ndeshjeve, përfshihet edhe Maqedonia së bashku me Serbinë dhe Çekinë

Policia e Slovenisë dhe Kroacisë, së bashku me Europolin kanë gjetur kurdisje të ndeshjeve nga persona nga Maqedonia, Serbia dhe Çekia.

11 persona kanë qenë të përfshirë në këtë mashtrim. Të njejtit kanë dashur të kurdisin ndeshje në Maqedoni, Çeki dhe Serbi.

Kurdisja e ndeshjeve ka qenë me kërkesë të bastexhinjëve nga Azia të cilët kanë vendosur baste në një sistem online të dyshimtë për departamentin e krimit online të Europol, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në tentime për të kurdisur ndeshje në Maqedoni, Serbi dhe Çeki. Të dyshuarit kanë qenë të angazhuar për të siguruar loja për tregun e Azisë ku kanë pasur të garantuara shuma të majme nëse rezultati del ashtu siç është parashituar apo ditur” kanë thënë nga Europol.

Gjatë këtij aksioni janë bastisur 13 shtëpi dhe 15 vetura në tre shtetet e përmendura.

”Korrupsioni në futboll me ndeshje të kurdisura është shumë fenomen i keq dhe këtu janë të përfshirë grupe të mëdha të krimit. Këto grupe shpesh veprojnë edhe në disa vende” thotë Sergio D’Orsi, specialist i korrupsionit në sport në Europol. /Telegrafi/