Site icon Telegrafi

Kurani digjet pranë ambasadës turke në Stokholm, Turqia anulon vizitën e ministrit suedez të Mbrojtjes

Në tensionet e fundit mes dyja vendeve, qeveria turke ka anuluar një vizitë të planifikuar të ministrit suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson.

Kjo masë u ndërmor pasi Suedia dha leje që të mbahet një protesta antiturke në Stokholm.

Madje, udhëheqësi danez i krahut të djathtë, Rasmus Paludan i vuri zjarrin Kuranit pranë ambasadës turke.

Zyrtarët turq e kanë dënuar dhënien e lejes, duke i quajtur demonstratat “të neveritshme” gjersa kanë shtuar se vizita e ministri suedez nuk kishte më “asnjë rëndësi”, raporton skynews.

https://twitter.com/trtworld/status/1616539940304683008

Turqia ka vonuar miratimin e kërkesës së Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s, duke argumentuar se vendi nordik duhet të ekstradojë disa persona shumë të kërkuar në shtetin turk.

Suedia dhe Finlanda kërkuan të anëtarësohen në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ratifikojnë masën. Ndërsa Turqia ka thënë se nuk ka kundërshtim për zgjerimin e aleancës ushtarake, por ajo po refuzon të ratifikojë pranimin derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e saja. /Telegrafi/

Exit mobile version