“L’Ere Nouvelle” ka botuar të dielën e 7 janarit 1934, në faqen e dytë, një shkrim në lidhje me nacionalizimin e emrave të huaj me ato shqiptarë.
“Mësojmë se qeveria shqiptare sapo ka caktuar një komision i cili do të ketë për detyrë të zëvendësojë, në një kohë shumë të shkurtër, emrat e huaj të lumenjve, vendeve, etj., me emra krejtësisht shqiptarë. I njëjti komision do të ketë të drejtën të heqë nga kishat, xhamitë ose tempujt të gjitha mbishkrimet në gjuhë të huaja”, thuhet në shkrim.