Ishte 20 maj 1998 dhe në Amsterdam Arena në Holandë ku vendosej fituesi i Ligës së Kampionëve për atë sezon.
Juventus vinte në finalen e tretë radhazi, ndërsa për Real Madrid ishte hera e parë që kur kjo garë quhej Liga e Kampionëve.
Real Madrid fitoi 1-0 me gol të Predrag Mijatoviq, që u përfol shumë në atë kohjë, për pozitën jashtë lojë të lojtarit.
Reali e kishte fituar titullin pas plot 32 vitesh.
Pas 19 vitesh gjigantët janë përballë njëri tjetrit.
Në videon e kësaj ndeshje shihen emra të mëdhenj si Hierro, Carlos, Suker, Seedorf e Raul për Real Madridin, e në anën tjetër Buffon, Zidane, David, Deschamps e Inzaghi. /Telegrafi/