Site icon Telegrafi

Kur vjen puna te golat nga gjuajtjet e lira, Enis Bardhi si Messi e Ronaldinho

Foto: Levante UD/Twitter

Enis Bardhi ka vazhduar me gola nga gjuajta e lirë në La Liga.

Shqiptari shënoi golin e dytë në fitoren e Levantes me rezultat 0-3 ndaj Leganes.

Me këtë rast 22-vjeçari është futur në grupin e pesë lojtarëve të fundit që kanë shënuar më shumë se pesë gola në një sezon nga gjuajtjet e lira:

1. Marcos Assunçao (5 gola/49 tentime në sezonin 2004/05)

2. Mariano Pernia (gola/24 tentime në sezonin 2005/06)

3. Ronaldinho (6 gola/49 tentime në sezonin 2006/07)

4. Lionel Messi (6 gola/48 tentime në sezonin 2017/18)

5. Enis Bardhi (5 gola/16 tentime në sezonin 2017/18).

Lexo po ashtu Trajneri i Levantes, Lopez: Bardhi është i talentuar, duhet të përmirësohet

Siç mund të shikohet nga statistikat, Bardhi është ka më së paku tentime për gol nga gjuajta e lirë se të gjithë tjetër.

Nëse krahasojmë shqiptarin që luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë dhe Messin në këtë sezon, atëherë Bardhi ka një përqindje të suksesit 31,25 për dallim nga argjentinasi 12.5 për qind. /Telegrafi/

https://youtu.be/PcbEJUETD0E?t=6

Exit mobile version