Site icon Telegrafi

Kur VAR-i dështon, Inzaghi: Është turp, sepse sërish duhet të merremi me situata të këtilla (Video)

(Foto: Getty Images)

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, e ka quajtur dështim paaftësinë e teknologjisë VAR për ta vërejtur golin e Patrick Cutrones të shënuar me dorë.

Rossonerët fituan me rezultat 2-1 në San Siro me golat e shënuar nga Cutrone dhe Giacomo Bonaventura, kundrejt golit të Adam Marusic.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, goli i parë i vendasve që u realizua pas një ndërprerje u realizua me ndihmën e dorës, ndërsa trajneri Gennaro Gattuso tashmë ka pranuar se goli duhej anuluar.

Lexo po ashtu Pranon Gattuso: Goli i Cutrones duhej anuluar (Foto/Video)

“Në gjysmën e parë kemi mundur të luanim më mirë, mirëpo kur ishim 1-1 e goditëm shtyllën me Luis Alberton, ndërsa në gjysmën e dytë bëmë mjaftueshëm për ta merituar një barazim”.

(Foto: Getty Images)

“Milani i shfrytëzoi mirë rastet e veta dhe luajti ashtu siç duhej. Jemi penduar për rastet që i parëm për të shënuar dhe për faktin se e dominuam pjesën e dytë”, ka deklaruar Inzaghi për Mediaset Premium.

Trajneri i Bianconcelestëve është ankuar për VAR në të kaluarën, ndërsa në rastin e golit të Cutrones, ka thënë se është një dështim i kësaj teknologjie.

“Është turp, sepse sërish duhet të merremi me situata të këtilla. Imazhetr flasin vet, nuk kam çfarë të shtoj”, ka theksuar Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version