Këngëtarët Besart Halimi dhe Aida Doçi kanë sjell një duet shumë të veçantë pak para festës së Shën Valentinit”.
“Kur u ndamë” titullohet kënga e tyre e re, e cila trajton temën e dashurisë së humbur.
Muzika dhe teksti janë punuar nga Ilir Berani, gjersa orkestrimi është bërë në studion e Florent Boshnjakut.
Klipi i këngës është punuar nga Elmedin Bushati.
“Kur u ndamë” nga Besarti dhe Aida vjen si një ripërpunim i këngës së famshme të Gilit dhe Enis Potokut, me të cilën ata patën shumë sukses në Top Fest 6. /Telegrafi/