Kontrollet sistematike të fëmijët kur fillojnë tu ndërrohen dhëmbët nga ata të qumështit në të përhershëm janë shumë të rëndësishme.
Stomatologu Getoar Hoxha në një podcast në Telegrafi.com tregon se nuk ka protokolle që tregojnë saktë se kur duhet të dërgohet fëmija për kontrolle te stomatologu, megjithatë mosha 5, 6 është më delikatja pasi fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm.
“… Mosha më delikate për vizita te stomatologu është mosha kur fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm, diku mosha 5, 6 vjeçare… Mirëpo mos të keqkuptohemi kur prindi vëren diçka tjetër brenda kësaj periudhe e cila nuk duket normale, qoftë edhe në renditje të dhëmbëve duhet të vizitojë stomatologun edhe më herët”, tha Hoxha.
Sipas tij, në moshën 5-6 vjeçare dalin edhe dhëmballët e përhershëm dhe në këtë periudhë shpesh bëhen shumë gabime.
“…Në moshën 5-6 vjeçare dalin dhëmballët e përhershëm….shpesh shumë gabime bëhen në këtë moshë për shkak se prindërit me mendimin se është dhëmbë i qumështit kariesi përfshin strukturë shumë më të madhe të dhëmbit dhe shumë shpejt shohim që iu humbin dhëmbët e përhershëm pa pas nevojë… Prandaj, duhet kontrolla të rregullta në momentin kur dalin dhëmb]ët e përsheshëm…”, tha ai.
Hoxha më tej sqaroi pse është e rëndësishme të ketë vizita periodike te stomatologu për fëmijët dhe si mund t’iu mbrohen dhëmbët të paktën deri në moshën madhore kur janë të vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit oral.
“Pse duhet mu bo këto është se në dhëmbët e përhershëm nëse është status i rregullt pa prishje atëherë mundet të punohet një shtresë mbrojtëse mbi dhëmbin e përhershëm që quhet vulosje e fisurave e që bëhet ekskluzivisht te fëmijët edhe i ruan ato të paktën deri në moshën 18 vjeçare, kur pacienti është i vetëdijshëm për shëndetin oral dhe sa është e rëndësishme me i ruajt dhëmbët natyral”. /Telegrafi/