Fotoreporteri i Reutersit, Hazir Reka, në orët e mbrëmjes ai ka postuar një fotografi ku shihen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke luajtur në një ndeshje futbolli.
Klan Kosova ka kontaktuar Rekën i cili thotë se kjo fotografi është bërë në vitin 2002, gjatë një takimi ku politikanët vendorë kanë luajtur përball ndërkombëtarëve.
Reka ka thënë se me postimin e kësaj fotografie nuk ka dashur të përcjell ndonjë porosi, njofton Klan Kosova.