Jemi të sigurt që njiheni mirë me dashurinë e motrave Kardashian për të ndryshuar thuajse çdo ditë diçka nga pamja e tyre
Fiksimit të Khloe-s dhe Kylie-it për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, i është bashkuar edhe Kim!
Krejt papritur, ylli i Instagram-it braktis flokët e errët për t’u kthyer në bionde. Ose më saktë, ngjyrës së mjaltit.
Tone të ngrohta që përshtaten mrekullisht mirë dhe të zgjojnë krejt papritur dëshirën për të lyer flokët!
Gjithsesi, ekziston shumë mundësia të jenë thjesht një palë paruke, e dedikuar për ndonjë set fotografik, por as ndryshim i vërtet nuk përjashtohet.
Sidoqoftë, kjo s’është hera e parë për Kim-in që shndërrohet në bionde (nëse mund ta quajmë të tillë).
Në 2013-in, gjatë fillimeve të romancës me Kanye-n, Kim u shfaq me flokët me ombre, që për hir të së vërtetës qëlluan ogur i mirë.