Ndeshja e kampionatit italian mes Fiorentinës dhe Interit duhet të riluhet pas kolapsit që pësoi në fushë mesfushori Edoardo Bove gjatë minutës së 17-të në stadiumin ‘Artemio Franchi’.
Sipas protokolit për ndeshjet e suspenduara në Serie A, ndeshja do të vazhdojë aty ku kishte mbetur, pra në këtë rast, Fiorentina-Inter do të rifillojë nga minuta e 17-të.
Për shkak të kalendarit të ngarkuar të ndeshjeve mes Serie A, Kupës së Italisë, Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës, kjo ndeshje nuk do të jetë në gjendje të luhet para fundit të vitit kalendarik 2024.
Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, datat e para në dispozicion për këtë ndeshje pritet të bëhen të ditura në shkurt të 2025.
Në rast se Interi dhe Fiorentina kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës përkatësisht, atëherë takimi mes tyre mund të luhet më datë 12 shkurt ose 19 shkurt.
Sidoqoftë, kjo varet edhe nga fakti se si cilat do të jenë rezultatet e tyre në arenën evropiane, diçka që nuk do të konfirmohet zyrtarisht deri në janar./Telegrafi/