Telegrafi

“Kur do të luash pa thashetheme e fjalë” – pyetja thumbuese që iu bë Lindës në ‘Darkën e të Nominuarve’

Foto: Screenshot/YouTube

Pyetja e parë për Linda Halimin në ‘Darkën e të Nominuarve’ ishte thumbuese.

“Kur ki me ia fillu me lujt pa u marr me fjalë e thashetheme?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua këngëtares.

“Edhe kjo është pjesë e lojës unë nuk po mirrem me thashetheme thjeshtë komentoj diqka që shoh diqka që ndjejë, loja ime besoj që është tregu dëshiroj me promovu dashurinë respektin dhe barazinë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Dëshiroj ti bashkojë njerëzit se më pëlqen dashuria”, tha mes tjerash artistja nga Vitia.

Lexo po ashtu Edona James e bindur që do ta fitojë Big Brother-in

“Unë kam të drejtë me komentu me banorë për secilin banorë. Ndërhyj në gjëra që shoh si hipokrite në gjëra që njerëzit si pranojnë”, tha tutje Halimi.

Foto: Screenshot/YouTube

Të tjerë më pas i parashtruan pyetje në lidhje me këtë e me gjërat e fundit që kanë ndodhur brenda.

Linda theksoi se kjo është një lloj i lojës që ajo bën, por që nuk i detyron njerëzit për asgjë. /Telegrafi/