“Big Brother” do të rikthehet pas një pushimi relativisht të gjatë. Publikut të tij i ka munguar shumë dhe ndaj kurioziteti është më i madh se ndonjëherë më parë.
Dihet prej kohësh se do të nisë në muajin Mars, por siç duket jo në datën 4.
Po afron fundi i muajit dhe nëse do të niste në fillimin e Marsit tashmë duhej të ishte lajmëruar. Produksioni ka menduar me siguri që ta shtyjë pak datën e nisjes në mënyrë që gjithçka të jetë speciale dhe perfekte, shkruan Albeu.
Nga ana tjetër, Telegrafi mëson se data e fillimit të Big Brother është 18 mars. /Telegrafi/