Telegrafi

Kur takohen dy “të fortë” (Video)

Steven Seagal është padyshim një person kundër rrymës. Nëntorin e një viti më parë mori pasaportën ruse duke thënë se shpresonte që gjesti i tij t’u vinte në ndihmë marrëdhënieve të tensionuara Moskë-Uashington.

Tani, zgjodhi të takohet me Rodrigo Duterten pikërisht në kohën kur Presidenti filipinas është vënë në shënjestrën e kritikave të ashpra mbi luftën e tij famëkeqe kundër drogës, që ka marrë me mijëra jetë njerëzish, përfshirë edhe dhjetëra fëmijë të përshkruar nga Dutete si “dëm anësor”.

Takimi u zhvillua në pallatin presidencial në Manila. Pamjet filmike të transmetuara nga kanali shtetëror RTVM tregojnë sesi aktori i njohur i filmave aksion bisedon shumë përzemërsisht me kreun e shtetit filipinas.

Lexo po ashtu Dhjetë të famshmit që kanë "harruar" se çfarë është dieta (Foto)

Në deklaratën e lëshuar më vonë nga zyra e shtypit të Presidentit sqarohej se Duterte ka folur mbi qëndrimin e ndaj drogave të paligjshme, por pastaj i ka dhënë bisedës tone më të çlirta, kur i ka treguar Seagalit sesi kishte marrë dikur leksione karateje.

Aktori, njëkohësisht specialist i arteve marciale, po kërkon në Filipine një vend të përshtatshëm për xhirimet e filmit të ri të tij, i cili do të ketë për subjekt lëndët e paligjshme narkotike dhe krime të tjera. /TCH/