Artistja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka rikthyer një nga projektet e njohura për publikun në versionin e saj.
Bëhet fjalë për këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën” të Dervish Shaqës, të cilën e ka interpretuar në mënyrë të mrekullueshme.
Derisa shfaqet në një paraqitje të mahnitshme skenike, këngëtarja pejane merr vëmendje edhe me stilin e veçantë.
Orkestrimi është bërë në studion e ‘Duo Bass Records’ në Prishtinë, gjersa për kitarë është përkujdesur Astrit Stafai.
Projektin tashmë mund ta gjeni të plotë në kanalin zyrtar të Kelmendit në platformën YouTube.
Albina përndryshe shquhet për vokalin e jashtëzakonshëm dhe për pak kohë ka arritur të zë një vend mjaft të veçantë në estradë. /Telegrafi/