Këngëtari shkodran Sidrit Bejleri është shumë i pëlqyer për muzikën e tij.
Gjatë gjithë karrierës, Bejleri ka arritur t’i servojë publikut vetëm muzikë të mirëfilltë, pa u komercializuar apo pa dalë ndonjëherë nga vetja.
Tani është 41 vjeç dhe flokët e kanë “tradhtuar”, por ka qenë një kohë kur këngëtari shkodran karakterizohej me flokë të gjata.
Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Sidriti ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një fotografi pikërisht nga ajo kohë, e cila e shfaq më ndryshe në stil këngëtarin e njohur.
“Dikur”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, dhe mesa duket ishte pikërisht ajo “dikur”, kur Sidriti kultivonte më së tepërmi muzikën rock. /Telegrafi/