Site icon Telegrafi

Kur shqiptarët shkuan në koncertin e këngëtares serbe në Kosovë

Jelena Karleusa nuk gënjen kur thotë se ka shumë fansa shqiptarë që e dëgjojnë muzikën e saj.

Në gusht të vitit 2012, këngëtarja serbe mbajti koncertin e saj të parë në Kosovë, pikërisht në Graçanicë, ndërsa klubi ku këndoi nuk i zuri të gjithë ata që kishin shkuar për ta përcjellë.

Më interesantja ishte se përveç serbëve, atë kishin shkuar ta dëgjojnë edhe shqiptarët, ndërsa gjatë gjithë performancës nuk ka pasur kurrfarë incidenti.

“E kemi shembur sonte. Faleminderit të gjithëve për mbrëmjen e paharruar”, kishte shkruar asokohe Karleusa në Twitter pas koncertit.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja serbe bëri disa deklarata fyese kundrejt shqiptarëve, por më pas deklaroi se nuk i ishin drejtuar popullit shqiptar duke u shprehur: “Asnjëherë nuk kam thënë asnjë fjalë të keqe për popullin shqiptar. Kam folur për individë, ata njerëzit e këqij që i ka çdo popull”. /Telegrafi/

Exit mobile version