Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka publikuar një fotografi të veçantë me këngëtarin e ri shqiptar në Amerikë, Albert Stanaj.
Dua ka njoftuar se këngëtari që po korrë suksese atje ka vizituar këngëtaren në një koncert në Los Angeles dhe me këtë rast kanë ndarë edhe një fotografi për ndjekësit e tyre.
Teksa kanë bërë duart në formën e shqiponjës, Dua ka falënderuar Stanajn për vizitë, ndërsa këngëtari ka shkruar “Mos harro kurrë çfarë gjaku ke!!!”.
Dua ka paralajmëruar se është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/