Telegrafi

Kur Samanta Karavella ishte një ‘trazovaçe’ e vogël (Video)

Këngëtarja Samanta Karavella është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës.

Ajo është pjesë e labelit “Max Production”, gjersa është bërë e ditur se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me reperin 2 Ton.

Lexo po ashtu 2 Ton dhe Samanta vijnë së shpejti në bashkëpunim

Ndërkohë, këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike, duke ndarë me fansat në Instagram një video, e cila tregon se si dukej Samanta kur ishte shumë e vogël.

Në atë kohë ajo mbante një kapele në kokë, e cila siç thotë Samanta i jepte një pamje “gangsta (rebele)”.

Por një gjë vërehet mjaft mirë, që pasioni i saj për muzikën nuk ka munguar që në fëmijëri. /Telegrafi/

Samanta Karavella kur ishte e vogël. Foto nga InstaStory.