Site icon Telegrafi

Kur Qeveria e kishte tërhequr Demarkacionin nga rendi i ditës (Video)

Qeveria e Kosovës sot pritej që ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë merret vesh se Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbledhjen ku pritej të procedohej marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Por kjo ujdi më 1 shtator të vitit të shkuar kishte arritur në Kuvend, mirëpo Qeveria e Kosovës e kishte tërhequr atë nga rendi i ditës.

Kryeministri Isa Mustafa kishte thënë asokohe se kjo marrëveshje nuk do të rinegociohet.

Exit mobile version