Ronald Araujo pritet të rikthehet më 18 ose 19 shtator, datë kur do të luhet ndeshja e parë e Barcelonës në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Diario AS.
Qendërmbrojtësi pësoi një lëndim në kofshë në fillim të kësaj jave. Më parë u raportua se ai do të ishte i gatshëm vetëm në javën e parë të tetorit.
Do të jetë ende e vështirë për Barcelonën pa mbrojtësin e tyre kryesor, por të paktën ai do të mungojë për një muaj, jo për gjashtë javë siç raportohej më parë.
Raportohet gjithashtu se Araujo do të trajtohet në Barcelonë pavarësisht sugjerimeve se ai mund të fluturojë në Uruguai për t’u rikuperuar atje.
Mbrojtësi është lider i katalunasëve në fazën defanzive dhe mungesa e tij është e ndjeshme tek skuadra e Xavit.
Trajneri i Barcelonës do të shpresojë që Araujo mungon vetëm një muaj dhe ta ketë atë në dispozicion për startin e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/