Një zhytës i kafazit britanik ka kapur një imazh të tmerrshëm të një peshkaqeni të bardhë të madh që noton mbi sipërfaqe – njëlloj si posteri i filmit të famshëm “Jaws”.
Grabitqari 17 këmbë i gjatë, i kapur me kamera në bregun perëndimor të Meksikës, mund të shihet teksa me dhëmbët e tij të egër tenton të ngjitet mbi sipërfaqe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Imazhi ka një ngjashmëri të mrekullueshme me posterin e përdorur për klasiken e horrorit të vitit 1975 të Steven Spielbergut, i cili tregon një peshkaqen që lëkundet nga thellësia drejt një notare që nuk dyshon.
Për fat të mirë, ndryshe nga posteri i Roger Kastel, nuk kishte asnjë notues kur fotografia britanike dhe regjisori Euan Rannachan kapën këtë imazh.
32-vjeçari ishte në një kafaz vetëm pak metra larg predatorit të madh kur realizoi fotografinë.
Filmi “Jaws”i vitit 1975 tregon historinë e shefit të policisë Martin Brody, i luajtur nga Roy Scheider, në Amity Island, ku një grua e re është vrarë nga një peshkaqen ndërsa ishte zhytur në afërsi të qytetit turistik të Zelandës së Re. /Telegrafi/