Pas suksesit të jashtëzakonshëm me hitin “A po t’pëlqen”, vështirë të gjesh dikë që nuk e njeh Encën. Por të paktë mund të jenë ata që e njihnin Ruensa Haxhian në moshën 15-vjeçare, kur ajo kërkonte famën duke kënduar cover-a të këngëve të famshme në YouTube.
Ajo ka postuar në maj të vitit 2011, videon e saj të parë ku shihet duke kënduar “Price Tag” të Jessie J, me të cilën Enca shkruan se ishte e dashururar. Ajo e kërkoi famën dhe në fund e gjeti! Nga një produkt i YouTube, si të tjerë artistë të tjerë me famë ndërkombëtare ndër të cilët Justin Bieber, ajo u shndërrua gradualisht në një yll të televizionit.
Enca madje është shfaqur edhe në talent show-n “The Voice of Albania” por suksesi i saj nisi të rritej me publikimin e videoklipeve. Me këngën “A po t’pëlqen”, ajo u bë e famshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj duke qenë se kënga në fjalë, renditej e para në aplikacionin “Shazam” në Arabinë Saudite./Anabel/Telegrafi/