Patris Berisha, instrumentisti i njohur i Filharmonisë së Kosovës, njëherit vëllai i këngëtarit Robert Berisha është shndërruar dalë nga dalë në një prej figurave më të përfolur në showbizin vendor.
Djaloshi i cili ndan pasionin e tij mes fitnesit dhe muzikës, ka arritur t’ia rrëmbejë zemrën këngëtares së njohur Tuna, me të cilën ka gati një vit që është në lidhje dhe presin që shumë shpejt të bëhen prindër.
Por ndër vite Patrisi nuk është marrë vetëm me muzikë, ai ka qenë edhe protagonist në disa klipe, por jo në klipet e vëllait të tij Robertit, as në të Tunës, por në videon “Love” të këngëtares dhe modeles së njohur Morena Taraku.
Ky klip ishte realizuar dy vite më parë, dhe në të Patrisi dhe bukuroshja Taraku sollën së bashku disa skena mjaft të nxehta, të cilat po të transmetoheshin vazhdimisht sot, ndoshta edhe do ta bënin paksa xheloze Tunën. /Telegrafi/