Telegrafi

Kur pandemia e COVID-19 goditi Britaninë, 17-vjeçarja pauzoi nga shkollimi dhe puna për t’u lajmëruar vullnetarisht si pastruese në shtëpinë e pleqve

Kur pandemia e COVID-19 goditi Britaninë e Madhe dhe u aplikua masa e izolimit, autoritetet përkatëse u bënë thirrje qytetarëve që të lajmërohen si vullnetarë nëpër shtëpitë e pleqve.

E shumë të rinj nuk hezituan t’i përgjigjen thirrjeve të autoriteteve, e një prej tyre është edhe një 17-vjeçare që “ndërroi” shkollën dhe punon si roje plazhi – duke punuar si pastruese në një shtëpi të pleqve, transmeton Telegrafi.

Rrëfimi i saj ka shërbyer si frymëzim për shumë të rinj, duke u lajmëruar vullnetarë për të ndihmuar të moshuarit që ishin izoluar dhe ndiheshin të vetmuar.

Por, nuk ishte vetëm vetmia dhe izolimi që i brengoste ata, pasi coronavirusi në masë të madhe ka rrezikuar më shumë të moshuarit.

Bëhet fjalë për 17-vjeçaren Hannah, e cila thotë se është lidhur emocionalisht me shumë banorë të shtëpisë së pleqve, ndërsa punën e pastrueses nuk e cilëson edhe aq të keqe. /Telegrafi/