Site icon Telegrafi

Kur pa se gruaja me hixhab po kalonte rrugën, shoferi i furgonit në Londër e godet – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një furgon me ngjyrë të bardhë është kapur nga kamerat e sigurisë duke lëvizur pas dhe godet një grua me hixhab – e gjithçka ndodhi vetëm se ajo i dhuroi “një shikim vrasës”.

Ky sulm tregon se si shoferi i furgonit Ford Transit, fillon të lëviz prapa në momentin që e sheh gruan me mbulesë duke e kaluar rrugën në Ilford në pjesën lindore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Në momentin që goditet nga furgoni, ajo hidhet disa metra larg dhe përfundon e përplasur me fytyrë në tokë. E sikur kjo të mos mjaftonte, autori i sulmit largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Personi i parë që shpërndanë videon në Twitter ka shkruar: “dy ditë më parë motra e mikut tim ishte viktimë e një sulm racist – ku një person e godet me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.

E lidhur me këtë është informuar edhe policia angleze, që tashmë ka filluar hetimet dhe është vënë pas autorit të këtij sulmi. /Telegrafi/

Exit mobile version