Site icon Telegrafi

Kur Nora Istrefi dhe Tuna festonin së bashku të maskuara festën e “Halloweenit” (Foto)

Sot ato janë kunata, njëherësh këngëtare të njohura të skenës.

Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi tashmë janë nuse të një shtëpie, ndërsa shpesh është përfolur në media se raportet mes tyre nuk janë aq “të ngrohta”, mirëpo kjo gjë s’është konfirmuar asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shumë vite më parë, dyshja në fjalë ruanin marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrin dhe bëheshin bashkë edhe për festa.

Një ‘Halloween’ i shumë viteve më parë, i kishte bërë bashkë dy artistet shqiptare, ndërsa “Nata e sotme shtrigave” nuk i gjeti pranë njëra-tjetrës të maskuara këngëtaret.

Kështu dukeshin Tuna, Nora Istrefi dhe Afërdita Dreshaj vite më parë në festën e ‘Halloweenit’

Ato tashmë janë bërë nëna dhe mund të kenë rregulluar me maskime fëmijët e tyre për këtë festë, por shumë vite më parë Tuna dhe Nora ishin maskuar vetë për Halloween.

Në disa fotografi të rralla që mund të gjenden në Google, mund të shihet se si në një festë ‘Halloweeni’ Tuna dhe Nora kishin festuar bashkë.

Nora ishte veshur me kostumin e Princeshës Diana nga filmi “Skuadra e Drejtësisë:, gjersa Tuna në atë kohë maskohej si një infermiere “e frikshme”.

Sido që të jetë, vitet kanë kaluar dhe me shumë gjasë preokupimin e sotëm për këtë festë e kanë fëmijët e tyre, përkatësisht Tiani, djali i Tunës, dhe Renee, vajza e Norës dhe Robertit. /Telegrafi/

Exit mobile version