Janë fjalë që të gjithë duhet të lexojnë me kujdes. Thomas Alva Edison ishte një fizikan dhe shpikës amerikan, i cili bëri një ndikim të madh në jetën e shekullit të 20-të
Thomas Edison lindi në Milan, Ohio, dhe u rrit në Portin Huron, Michigan. Shpikjet e tij më domethënëse përfshijnë gramofononin, kamerën e filmit, llambën elektrike, fonografin, transmeton Telegrafi.
Konsiderohet si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani.
Ai ka thënë kështu për suksesin. Lexoni me kujdes këto fjalë të mençura, ato e përmbajnë vetë thelbin.
Në rrugën e suksesit, do të hasni pengesa të panumërta dhe kur mendoni të dorëzoheni, mbani mend këto fjalë:
∙ Gjenia është një për qind e frymëzimit dhe 99 për qind e punës së mundimshme
∙ Të dështuarit më të mëdhenj jetësorë janë njerëzit që nuk e kuptojnë se sa afër suksesit kanë qenë në momentin kur janë dorëzuar.
∙ Idetë e shkëlqyera lindin në muskuj.
∙ Ajo që na mungon më shumë në jetë është dikush që do të na detyrojë të bëjmë atë që mundemi.
∙ Atë që bën mendja njerëzore, mund ta kontrollojë karakteri njerëzor. Nuk kam përjetuar dështim, vetëm që kam hasur në 10.000 mënyra të cilat nuk punojnë
∙ Për të shpikur diçka duhet patjetër të kesh imagjinatë të mirë dhe një grumbull dështimesh.
∙ Vetëm për atë që diçka nuk punon ashtu siç ke planifikuar nuk do të thotë se ajo gjë është e papërdorshme.
∙ Kurrë asgjë nuk kam bërë rastësisht, as që ndonjë shpikje imja ka lindur rastësisht. Ato janë si rezultat i punës.
∙ Ekziston mënyra që ajo gjë të bëhet më mirë – zbuloje.
∙ Dobësia jonë e madhe qëndron kur dorëzohemi. Mënyra më e mirë të arrini suksesin është që gjithmonë të përpiqeni, së paku edhe një herë. /Telegrafi/