Mbrëmë (e shtunë) ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania dhe fituese e çmimit të madh ishte Egla Ceno.
Gjatë spektaklit, publiku u befasua me prezencën e këngëtarit të njohur Ledri Vula, i cili ishte i ftuari special i mbrëmjes.
Ledri shkëlqeu në skenën gjigante të spektaklit, ku performoi bashkë me një grup prej dhjetëra modeleve që i shtuan akoma më shumë shkëlqim paraqitjes së tij.
Ndërsa atmosfera e skenës ishte elektrizuese, dhe performanca e Ledrit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, moderatori Ledion Liço nuk mundi të përmbahej dhe ‘ngacmoi’ artistin lidhur me thashethemet dhe lajmet e fundit rreth jetës së tij private.
Komenti i moderatorit “Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë”, solli një moment tensioni të shoqëruar me të qeshura, teksa Ledri dha një përgjigje me batutë: “Pak janë”.
Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Ledrit dhe partneres së tij, Sara Hoxha, me të cilën këngëtari ka edhe një vajzë, Poem Blu, kanë qenë të shpeshta në media dhe rrjetet sociale.
Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare deri më tani. /Telegrafi/