Telegrafi

Kur momentin më të veçantë të jetës ta “prishin” tjerët, u gjunjëzua për t’i propozuar martesë – çiklisti përplaset me fotografen e dyshes

Thuhet se momenti më i lumtur i jetës së një femre, është kur partneri i jetës gjunjëzohet për t’i propozuar martesë, transmeton Telegrafi.

Por, kështu nuk ndodhi me një vajzë nga New Yorku, e cila nuk shijoi edhe aq gjatë momentin kur partneri u gjunjëzua, pasi që fotografja që po e dokumentonte këtë moment u godit nga një çiklist, transmeton Telegrafi.

Në atë moment i riu që ishte gjunjëzuar dhe që ishte identifikuar si Chris Pain, i pyet ata nëse kanë pësuar lëndime nga rrëzimi. E për fat të mirë u konstatua se ata i shpëtuan më të keqes.

Sidoqoftë, ky moment i çiftit do të mbahet në mend gjatë tërë jetës, pasi që në njëfarë mënyre edhe u duk paksa qesharake dhe fotografja e tyre e “pafat” u ka premtuar një fotosesion tjetër. /Telegrafi/