Telegrafi

‘Kur Messi lëndohet, iu dhemb të gjithëve – jo vetëm Barcës”

Luis Enrique ka deklaruar se lëndimi i Lionel Messit është dhimbje e të gjithëve dhe jo vetëm skuadrës së tij.

Lionel Messi është lënduar në mesjavë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe lëndimi i tij ka bërë bujë në gjithë botën.

“Ne të gjithë duam më të mirën për Messin”, ka deklaruar fillimisht Enrique për mediat spanjolle, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Konfirmon Barca: Lëndohet Messi, kaq javë do të mungojë (Foto/Video)

“Kur lojtari më i mirë në botë dëmtohet ajo i dhemb të gjithëve, jo vetëm Barcës”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, pesë herë futbollisti më i mirë në botë pritet të mungoj në tri ndeshjet e ardhshme të Barcelonës. /Telegrafi/