Duket sikur Barcelona ka mësuar nga gabimet e tyre të fundit, ku fitoi reputacionin që nuk është në gjendje të mbyllë marrëveshjet që i ka afër, duke arritur së fundmi të nënshkruajë me Frenkie de Jong.
Mesfushori holandez ishte një nga prioritetet e tyre, por i kërkuar nga shumë gjigantë të tjerë evropianë dhe dukej sikur po largohej prej tyre për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.
Ishte Josep Maria Bartomeu dhe klubi që reaguan me kohë dhe nënshkruan me holandezin.
Holandezi dhe Jean -Clair Todibo, tjetër nënshkrim i Barcelonës, do të vijnë në verë.
Dyshja janë investim edhe për të ardhmen, pasi janë të rinj në moshë.
Katalunasit kanë mbyllur katër marrëveshje brenda 15 ditësh, një rekord për këtë klub.
Kevin-Prince Boateng dhe Jeison Murillo janë dy emrat e tjerë që erdhën në këtë afat dhe i bashkohen dyshes De Jong dhe Todibo.
Ardhja e De Jong në veçanti është mbresëlënëse për disa arsye të tjera edhe jashtë fushe.
Pikërisht kur dukej sikur po shkonte te PSG, bordi i klubit dhe Bartomeu reaguan dhe arritën marrëveshje. /Telegrafi/