BMW M5 i gjeneratës së parë cilësohet si një nga sedanët më të mirë.
Edhe 40 vjet më vonë, ajo mbetet një veturë e kërkuar.
Kanali AutoTopNL në YouTube pati mundësinë për të marrë një M5 të gjeneratës E28 në një autostradë të Gjermanisë, duke na dhënë një vështrim se si supervetura mund të përballojë shpejtësinë e lartë, përcjell Telegrafi.
Shoferi është në gjendje të arrijë një shpejtësi prej 228 km/h përpara se t’i duhet të ngadalësojë shpejtësinë për shkak të trafikut.
Ndryshe, kur M5 debutoi, ishte një nga veturat më të shpejta në planet, me një shpejtësi maksimale prej 244 km/h.
Edhe më mbresëlënës se shpejtësia është tingulli i M5. /Telegrafi/