Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i është referuar ‘rastit Rubiales’ në një intervistë të dhënë për median sllovene N1.
Kreu i lartë i futbollit evropian pranoi se mbante kontakte me ish-presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll.
“Ne folëm disa herë. Veprimi i tij ishte i papërshtatshëm dhe i pamatur, në fund ai nuk e fitoi dot këtë betejë. Nuk mundi të qëndronte. Ne folëm disa herë dhe mendimi im ishte se ishte më mirë për Federatën Spanjolle që ai të jepte dorëheqjen. Megjithatë. Nuk mund të them se sa vendimtare ishte këshilla ime”, ka thënë fillimisht Ceferin.
“Ajo që bëri Rubiales ishte, siç thashë, e papërshtatshme dhe e pamatur. Por kur lexova se është një krim i rëndë… Si avokat penal, kjo më duket krejtësisht e palogjikshme. Ju gazetarët e keni çuar këtë histori në këtë nivel”.
Megjithatë, Ceferin mbrojti promovimin e pranisë femërore në entitetin evropian.
“Ka shumë pak femra në futboll. Shpresoj që së shpejti të rrisim numrin e vendeve të rezervuara për to në organet e UEFA-s”, përfundoi presidenti i UEFA-s.
Hera e dytë
Kjo intervistë me mediumi N1 është hera e dytë që Ceferin i referohet ‘rastit Rubiales’ në muajin e fundit.
E para ishte 10 ditë pas finales, duke thënë në gazetën franceze L’Equipe se sjellja ishte e papërshtatshme dhe se UEFA duhet të bëjë më shumë për lojtarët. /Telegrafi/